Vlahutin paraqet raportin e KE në Këshillin Kombëtar të Integrimit

schedule16:32 - 25 Prill, 2018

schedule 16:32 - 25 Prill, 2018

Raporti i Komisionit Europian, i paraqitur në Këshillin Kombëtar të Integrimit nga ambasadorja e unionit Romana Vlahutin, iu nënshtrua diskutimit më të detajuar derimëtani në nivel deputetësh, prej publikimit të tij më 18 Prill.

Si pjesë e linjës politike të shprehur tashmë, demokratët vunë në pauzë marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin, për të kontribuuar në proces. Paraqitja e raportit risolli pikat e forta dhe ato të dobëta të pasqyruara nga komisioni dhe përmbledhura nga ambasadorja.

Romana Vlahutin:Të gjitha hapat e mëtejshëm do të kërkojnë edhe më tepër konsensus jo vetëm me fjalë dhe retorikë, por edhe në veprime dhe në punën e përbashkët drejt progresit. Është shumë mirë që Shqipëria është parë si model në rajon për një sërë gjërash. Së pari është njohja nga Komisioni për procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Së dyti është parë lëvizje për sa i përket forcimit të drejtësisë në sekuestrimin të llojeve të ndryshme të drogërave”.

Një shqetësim teknik për këtë të fundit ngriti demokratja Jorida Tabaku.

Jorida Tabaku: “ Ristrukturimi i ministrive ka shkrirë grupet e punës dhe nuk ka akoma një strategji dhe as paketë për përafrimin e legjislacionit”.

Opozita pakënaqësitë i shprehu jo ndaj raportit, por ndaj leximit, ose si thotë vetë, mosleximit të tij. Për këtë Enkelejd Alibeaj theksoi tre pika kyçe në progres raport, me në thelb praktikën, jo kuadrin ligjor të shkruar.

Enkelejd Alibeaj: “Krimi, droga dhe reforma në drejtësi. Numri i policëve për 100 mijë banorë është më i larti në Europë. Rezultatet, fatkeqësisht nuk janë si ato në Europë”.

Një përgjigje origjinale për këtë artikuloi kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

Ulsi Manja:Unë nuk di në fakt, ndonjë vend anëtar të BE-së që të ketë shpallur fitoren e luiftës absolute me krimin korrupsioni apo fenomene negative në një shoqëri të gjallësh. Kam përshtypjen se edhe në Parajsë përherë do të ketë me këto fenomene”.

Për Romana Vlahutin, vlen të theksohet se Komisioni Europian nuk bën asnjë dhuratë dhe se procesi i negociimit vlerësohet me sa kapituj mbyll, jo se sa të tillë hap gjatë negociimit për antarësim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!