Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Në Zvicër, me paratë e mia/ Përgënjeshtron Zaganin: Asnjë udhëtim me paratë e shtetit

schedule10:25 - 16 Qershor, 2026

schedule 10:25 - 16 Qershor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rënë pre e një sulmi online dhe manipulimi, sipas tij, nga Dritan Zagani, ish-polic i dënuar nga drejtësia shqiptare me 4.6 vite burg për dekonspirim operacionesh, moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre në lidhje me operacionet antidrogë në Shqipëri.

Ish-zyrtari i Policisë, i cli trazoi politikën shqiptare me deklaratat e tij për çështjet “Babale” dhe “Xhisiela Maloku”, sot azilant në Zvicër për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare, ka publikuar një video ku shfaqet kryeministri Rama në Bazel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe një grup artistësh ndërkombëtarë.

Zagani shkruan se Rama shpërdoron paratë e shqiptarëve për vizita jashtë shtetit, ndërsa nxit protesta të dhunshme në Shqipëri, duke u tallur me protestuesit paqësorë.



Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri sqaron se në Bazel ndodhej për një vizitë private dhe jo zyrtare, e financuar tërësisht me shpenzimet e tij.

“Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjioze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysmë me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste, plotësisht me shpenzimet tona”, tha Rama.

Po ashtu, Rama sqaron se në tri dekada në politikë nuk ka udhëtuar asnjëherë privatisht me fondet e shtetit dhe se, në 13 vite si kryeministër, nuk ka bërë asnjëherë pushime jashtë vendit me familjen.

“Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time. Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit”, u shpreh ai.

Por kryeministri Rama duket i përgatitur për këtë trend në rritje të shpifjeve në rrjetet sociale, teksa u referohet edhe librave të shenjtë.

“E kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë, falë rrjeteve sociale, një lëndinë ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat e këtij degradimi marramendës, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi”, shtoi kryeministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!