Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vizita e Dendias në Tiranë/ Gazetari: Të dyja palët, hermetike për ‘detin’. Ja çështjet që u parashtruan

schedule21:16 - 25 Maj, 2026

schedule 21:16 - 25 Maj, 2026

Gazetari Andon Kello tha për Real Story se në fokus të vizitës së ministrit grek Nikos Dendias me kryeministrin Rama ishin çështje dytësore si siguria rajonale dhe bashkëpunimi në industrinë ushtarake.

Kello thekson se çështja e detit mbetet e trajtuar në mënyrë hermetike nga të dyja palët, ndërsa për arritjen e një marrëveshjeje nevojitet një draft i qartë që mund të dërgohet në Hagë. Ai shton se mbetet pikëpyetje pse Greqia po tregon interes të shtuar në këtë moment për këtë proces.

“Kanë qenë fillimisht nga Greqia ata që kanë paralajmëruar këtë vizitë. Ka qenë vetëm Greqia e interesuar, madje me ministrin e Mbrojtjes, Nikos Dendias, në një vizitë njëditore duke folur me Ramën.



Është diskutuar për çështje dytësore, sigurinë rajonale, industrinë ushtarake, prodhimin e armëve, por tek deti si pala greke dhe shqiptare janë shumë hermetike dhe ka të bëjë me faktin e autorizimit të nisjes së negociatave. Për detin ka një stepje nga të dyja palët; për të përmbyllur marrëveshjen duhet një draft për ta çuar në Hagë. Greqia është e gatshme t’i ofrojë asistencë teknike për ta përshpejtuar këtë.

Pse Greqia kërkon në këtë moment, kur duhet të ishte Shqipëria, kjo është një pikëpyetje. Është diskutuar sërish edhe për varrezat e ushtarëve grekë apo edhe për Himarën. Nikos Dendias ka pohuar në këtë vizitë edhe se është nga Himara.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!