Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vita” në pritje të vendimit, Spahija kërkon të shmangen protestat

schedule15:05 - 3 Korrik, 2026

schedule 15:05 - 3 Korrik, 2026

Drejtori gjeneral i fabrikës së qumështit “Vita”, Artan Spahija, ka deklaruar se kompania është duke funksionuar sipas ligjit dhe është në pritje të vendimit zyrtar brenda afatit prej 72 orësh, pas inspektimeve të djeshme dhe vendimit për mbyllje të përkohshme.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje fermerëve që të mos dalin në protesta, duke theksuar se nëse institucionet publikojnë një vendim të qartë se qumështi është i rregullt, atëherë kompania është e gatshme të rifillojë punën menjëherë.

“Protestë. Kam thënë edhe dje në media, në si kompani funksionojmë sipas ligjit, jemi t’u prit. Ligji thotë 72 orë. Iu bëj thirrje që mos të dalin në protestë, nëse ata dalin sot publikisht me një vendim të kjartë, që qumështi që blehet nga fermat tona është i mirë, dhe ne t’i hapim dyert që sot, që nga ky moment”, tha Spahija. /Klankosova.tv



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!