Vijon procesi i vaksinimit në “Air Albania”, rreth 400 persona pritet të marrin dozën për Covid

schedule11:11 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:11 - 22 Shkurt, 2021

Vijon edhe ditën e sotme vaksinimi i personelit mjekësor në “Air Albania”.

Rreth 50 persona kanë mbërritur në ambientet ku edhe po zhvillohet procesi i vaksinimit.

Sot janë planifikuar të realizohet rreth 400 vaksina, ndërsa sa i përket bluzave të bardha një pjesë e tyre i kanë marrë të dyja dozat për Covid-19.

Sipas Ministrisë deri më tani janë vaksinuar rreth 5 mijë persona.

/abcnews.al/