Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Durrës, shemben ndërtimet pa leje

schedule10:01 - 9 Tetor, 2025

schedule 10:01 - 9 Tetor, 2025

Inspektoriati Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit. Aksioni këtë të enjte është përqendruar në lagjen Nr 3 të qytetit bregdetar, ku po shemben disa objekte të ndërtuara pa leje.

Paralel ndërmarrja rruga po punon për të larguar rrënojat e lëna pas nga fadromat, si dhe rikonstruksionin e trotuareve apo fasadave të dëmtuara.

Burime nga IMT thonë për ABC News se aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e hapësirës së fundit publike. “Kemi evidentuar një numër shumë të lartë ndërtimesh të paligjshme apo struktura të ndryshme që kanë zënë hapësira publike. Aksioni do të vazhdoj deri në lirimin e hapësirës së fundit publike në qytet dhe rrethinat e tij”, thonë drejtuesit e IMT. Ne portalin “Hapësira ime publike”, vetëm në qytetin e Durrësit kanë mbërritur mbi 1500 denoncime, të cilat po verifikohen nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!