Vijojnë protestat në Itali, përplasje mes policisë dhe demostruesve në Firence

schedule22:56 - 30 Tetor, 2020

schedule 22:56 - 30 Tetor, 2020

Protesta kundër masave anti-Covid në Itali janë mbajtur në Firence. Mediat vendase raportojë për përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Përplasje ka pasur në sheshin e Firences, sipas raportimeve, mes personave me “background-e” të ndryshme politike dhe policisë.

Nga pamjet e publikuara në media duken turmat teksa përleshen me forcat policore ndërsa në drejtim të këtyre të fundit hidhen shishe qelqi. Protestat rreth e qark Italisë kanë nisur pasi qeveria prezantoi masat e reja kundër Covid-19 ndërsa gjendja e emergjencës u zgjat edhe disa muaj të tjerë. s.b/abcnews.al/