Video/Akuza për narkotrafik, nën sekuestro kompleksi i Balilit

schedule11:46 - 24 Nëntor, 2017

schedule 11:46 - 24 Nëntor, 2017

Sekuestrohet kompleksi në pronësi të Klement Balilit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Forcat policore ndodhen në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë për të zbatuar vendimin e sekuestros preventive.

Forcat policore dhe prokurore shkuan në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë për të zbatuar vendimin e sekuestros preventive. Ky hotel luksi është pronë Klement Balilit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar narkotikesh. Kur hynë policët, në resort nuk ndodhej  asnjë turist, por vetëm familjarët e Balilit.

Në sekuestro preventive janë vënë dhe pronat e tjera të Balilit, ku përfshihen 25 apartamente dhe sipërfaqe trualli, të cilat dyshohet të jenë vënë nga aktiviteti kriminal.

Klement Balili kërkohet për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe është i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Balili është një ndër emrat e botës së krimit i përmendur jo pak dhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, kur  foli për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri, mes të cilëve ishte dhe Klement Balili./abcnews.al

https://youtu.be/nJSMdHiPMZE

https://youtu.be/GqBRCnQoU1U