Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarr në Hekal të Mallakastrës, digjen hektarë me shkurre dhe ullinj

schedule15:35 - 28 Qershor, 2026

schedule 15:35 - 28 Qershor, 2026

Një sipërfaqe prej disa hektarësh me shkurre dhe ullinj është djegur në fshatin Hekal të Mallakastrës. Flakët janë shfaqur rreth orës 9:00 të mëngjesit, por megjithëse vatra e parë u shua nga zjarrfikësit e Ballshit, era e fortë në mesditë riaktivizoi flakët.

Zjarrfikësit e Mallakastrës, me ndihmën edhe të reparteve nga Fieri, rinisën operacionin e shuarjes së flakëve. Për shkak të afërsisë me territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, operacioni vijoi edhe me ndërhyrje nga ajri.

Zjarri është shuar, por ekipet zjarrfikëse vazhdojnë të monitorojnë zonën për çdo të papritur, pasi era e fortë mund të riaktivizojë flakët, sidomos gjatë orëve të natës./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!