Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irlandë-Izrael mbetet në “ajër”/ Trajneri Hallgrimsson deklaroi se asgjë nuk është vendosur

schedule12:44 - 30 Shtator, 2026

schedule 12:44 - 30 Shtator, 2026

E quajti ditën më të vështirë të karrierës.

Këto ishin fjalët e trajnerit të Irlandës, Heimir Halgrimson, pas suksesit 3-0 që kombëtarja e tij arriti ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë për Ligën e Kombeve.

Ajo sfidë hyri në histori sepse u bë ndoshta e para në të gjitha kohët që u luajt vetëm pasi futbollistët irlandezë mbajtën një votim nëse duhej të zhvillohej apo jo, ndërsa pritet një e dytë në Dublin në 4 tetor.



Sipas fjalëve të teknikut Halgrimson, ende nuk është vendosur nëse kjo sfidë do të mbahet.

Të mbiquajturit “djemtë në të gjelbër” do të duhet të diskutojnë sërish e ndoshta të bëjnë një tjetër votim, por kjo do të ndodhë vetëm pasi të luhet në 1 tetor në shtëpi kundër Austrisë.

E përditshmja britanike, “Deili Meil” raporton fjalët e trajnerit islandez, që thotë se “nuk e kemi vendosur ende me 100 për qind se çfarë do të bëjmë”.

Irlanda mbajti shirit të zi në krah në sfidën e së dielës, në nderim të kujtimit të mbi 70 000 palestinezëve të vrarë në Gazë nga ushtria izraelite që nga fillimi I konfliktit.

Po ashtu, ata mbajtën kokën ulur gjatë ekzekutimit të himnit të Izraelit, si dhe kapiteni O’Shi nuk I dha dorën kapitenit kundërshtar, Solomon.

Irlandezët fituan 3-0 në Hungari, ndërsa portieri Bazunu nuk pranoi të përfshihej.

Mbi 20 000 persona kanë firmosur një peticion që ndeshja e dytë të mos luhet, ndërsa qindra klube dhe pabe në ishull nuk pranuan ta shfaqnin sfidën në televizorët e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!