Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Portugalia, CR7 bëhet çështje/ Asnjë minutë në ndeshjen e fundit, sulmuesi bojkoton stërvitjen

schedule12:59 - 30 Shtator, 2026

schedule 12:59 - 30 Shtator, 2026

Cristiano Ronaldo është kthyer në një çështje të vërtetë te Portugalia. Pasi qëndroi në pankinë gjatë ndeshjes së fundit të fituar 2-1 nga luzitanët kundër Norvegjisë, sulmuesi u largua nga stadiumi i Oslo pa u përshëndetur me ekipin.

Por situata është bërë serioze, kur CR7 refuzoi të stërvitej me skudrën në seancën e parë në Malmö, ku portugezët po përgatiten për sfidën e tretë në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës.

Sipas mediave portugeze, sulmuesi kishte mbërritur në fushë rreth gjysmë ore para fillimit të seancës, por ashtu si João Félix dhe Francisco Conceição, dy lojtarët që janë të dëmtuar, nuk u bashkua me grupin. Portugalia nuk synon ta kthejë këtë në një çështje të madhe; megjithatë, duke lënë të kuptohet se diçka po ndodh, Pedro Proença, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, ka udhëtuar me urgjencë drejt grumbullimit të kombëtares.



Kapiteni portugez u takua edhe trajnerin Jorge Jesus, ndërsa vijoi një program individual stërvitor në palestrën e hotelit. Kjo shërbeu edhe si një alibi për për Federatën Portugeze të Futbollit, që me një deklaratë zyrtare sqaroi se Ronaldo u stërvit i veçuar, pasi në stadium mungonin pajisjet e nevojshme.

Po ajo nuk dha detaje mbi llojin e stërvitjes që futbollisti duhej të kryente dhe as nuk raportoi ndonjë problem të mundshëm fizik. Situata mbetet e paqartë, duke nxitur spekulime të ndryshme, veçanërisht duke pasur parasysh se CR7 e kishte nisur ndeshjen kundër Norvegjisë nga stoli. Ronaldo nuk e kishte fshehur zhgënjimin e tij pas ndeshjes në Oslo, duke u larguar nga fusha pa i përshëndetur tifozët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!