Një moment, një vemprim i pamenduar i një futbollisti gjatë festimit të golit rrezikoi të shbënte paraqitjen e të gjithë skuadrës në një turne të tërë.
Kjo është historia e Musab Al-Shaqsi, lojtar i kombëtares së Omanit, që në vetëm pak sekonda shkoi nga “parajsa” në “ferr”.
Në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Gjirit kundër Kuvajtit, sulmuesi shënoi golin e tretë për skuadrën e tij.
Rezultati 3-1 e nxirrte Oman në vendin e parë të grupit, duke lënë pas Irakun me pikë dhe golavarazh të njëjtë. Por diferencën e bënte numri i kartonëve të verdhë në atë që quhet “Fair Play”. Oman ishte I favorizuar pasi lojtarët kishin grumbulluar shtatë kartonë të verdhë, kundrejt tetë të rivalëve në grup. Por kjo situatë zgjati vetëm pak sekonda, pasi gjatë festës së golit Al-Shaqsi hoqi fanelën, duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Edhe gara e “Fair Play” me rivalët u barazua, duke bërë që kualifikimi për në gjysmëfinale të caktohej me rregullin e rallë të shortit.
Delegacionet e dy skuadrave u mblodhën në një hotel në Xhedah. Për fat të mirë të Oman dhe mbi të gjithë për futbollistin shorti I buzëqeshi skuadrës së tij që u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Gjirit.
Hedhja e shortit për të përcaktuar renditjen është diçka shumë e rallë në futboll, por që në të shkuarën ka vendosur edhe turne të mëdhenj siç ishte Kampionati Europian i vitit 1968.
Atëherë, Italia dhe Bashkimi Sovietik barazuan pa gola edhe pas kohës shtesë, ndërsa nuk parashikoheshin goditjet e penalltive. Për këtë, UEFA aktivizoi shortin me hedhjen e një monedhe. Fati ishte me italianët që më pas fituan titullin kampion Europe pas dy finaleve dramatike kundër Jugosllavisë.


