Një sipërfaqe prej disa hektarësh me shkurre dhe ullinj është djegur në fshatin Hekal të Mallakastrës. Flakët janë shfaqur rreth orës 9:00 të mëngjesit, por megjithëse vatra e parë u shua nga zjarrfikësit e Ballshit, era e fortë në mesditë riaktivizoi flakët.
Zjarrfikësit e Mallakastrës, me ndihmën edhe të reparteve nga Fieri, rinisën operacionin e shuarjes së flakëve. Për shkak të afërsisë me territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, operacioni vijoi edhe me ndërhyrje nga ajri.
Zjarri ka përparuar në perëndimi të fshatit. Era e fortë po vështirëson punën e zjarrfikësve ne terren duke bërë që të riaktivizohen vatrat e zjarrit./abcnews.al



