VIDEO/ Xavi pëson humbjen e parë në stolin e Barcelonës, Betis fiton minimalisht në Camp Nou

schedule18:17 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 18:17 - 4 Dhjetor, 2021

Barcelona është mposhtur në “Camp Nou” nga Real Betis në kuadër të javës së 16 të La Ligas.

Kjo është humbja e parë e Xavi-t në stolin  e katalanasve të cilët vazhdojnë të mbetet larg kreut.

Pjesa e para u mbyll në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan për të dyja ekipit.

Pjesa e dyta nisi menjëherë me dy zëvendësime për Barcelonën e cila inkuadroi në fushë dy lojtarë si Dembele dhe De Jong.

Shtimi i forcave në sulm nuk dha efekt për skuadrën e Xavi-t dhe në minutën e 79 miqtë do të zhbllokonin rezultatin me Juanmi.

Pas këtij goli Betis do ta mbante me fanatizën rezultatin deri në fund duke siguruar një fitore të rëndësishme.

Pas këtij rezultati Barcelona pozicionohet në vendin e 7 me 23 pikë, ndërsa Betis në vendin e 3 me 30 pikë.

Shikoni   KËTU permbledhjen e ndeshjes. /abcnews.al