VIDEO/ West Ham e nis me fitore, “pickon” Evertonin në transfertë

schedule20:26 - 1 Janar, 2021

schedule 20:26 - 1 Janar, 2021

Everton-West Ham United ishte ndeshja e parë e Premier League për këtë vit dhe përfundoi me triumfin e skuadrës vendase me rezultatin e ngushtë 0-1.

Tomas Soucek realizoi golin që u dha “Çekiçëve” fitoren, me një goditje nga brenda zonës. Skuadra e Ancelottit ishte ajo që komandoi lojën duke zotëruar topin, por West Ham ishte më konkret.

Mjaftoi një zbritje në fund të takimit për të zhbllokuar ndeshjen dhe për londinezët këto ishin tre pikë shumë të rëndësishme, kurse Everton nuk e ka shfrytëzuar ndalimin e kryesuesve të Liverpool disa ditë më parë. / abcnews.al