Pritej fitorja dhe ajo ka ardhur në “Loro Boriçi”. “Kuqeblutë” e Vllaznisë kanë arritur të triumfojnë, në përballjen e fundit, të javës së 19-të të Kategorisë Superiore, teksa në “shtëpinë” e tyre mposhtën “Verilindorët” e Kukësit, me rezultatin minimal, 1 me 0, duke siguruar kështu një tjetër fitore radhazi.
Goli i vetëm i sfidës erdhi që në minutën e parë të saj, me “fantazistin” Ildi Gruda, i cili pasi merr një pasim të bukur niset i vetëm drejt portës kundërshtare dhe në një duel, tek e tek, me portierin Tafas nuk gabon, duke e çuar topin, pas shpatullave të këtij të fundit.
Falë këtij rezultati, Vllaznia e teknikut, Qatip Osmani ngjitet në kuotën e 29 pikëve, duke vijuar të qëndrojë kështu, në zonën “Final Four”, me po aq pikë, sa “Bardheblutë” e Tiranës, ndërsa “Verilindorët” e Kukësit mbesin në vendin e parafundit të tabelës, me 19 pikë, duke rrezikuar kështu rënien nga Superiorja. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: