Dy gola të shënuar në pjesën e parë dhe Laçi e Teuta ndanë nga një pikë. Takimi u mbyll me rezultatin 1-1 dhe ishin miqtë nga Durrësi që shënuan të parët me Sherif Kallakun. Mesfushori ishte i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit dhe kurbinasit u vunë në presion.
Lushkja pati një mundësi shënimi, por nuk ia doli dot. Gjithsesi Xhixha në minutat shtesë realizoi me kokë në portën e Stivi Frashërit. 1-1 pjesa e parë dhe në të dytë Stajila bëri mrekullinë në një rast të Emiljano Vilës.
https://streamable.com/goyuhf
Loja vijoi e fortë dhe në fund Lushkja kishte një tjetër rast shënimi. Kavajasi, edhe pse shumë pranë portës, nuk realizoi. Përpjekjet ishin të shumta nga të dyja ekipet, por pa sukses. Laçi ruan vendin e tretë, me një pikë më shumë se Teuta.
NDESHJA NË VLORË – Vllaznia ka marrë një fitore me shumë vlera, që e largon për momentin nga vendi i tetë. Shkodranët e kishin detyrim të fitonin në Vlorë, ndaj një Flamurtari që renditet në vendin e fundit dhe që vijon të ketë mungesa të shumta.
Trajneri Jonuz i gëzohet tre pikëve, por do duhet të qetësojë Shtubinën, i cili në momentin e zëvendësimit u pa i nervozuar. Ndeshja në Vlorë u zhbllokua përmes një penalltie, që u kthye në gol nga kapiteni Gilman Lika.
Gjashtë minuta më pas, në të 71-n, Junior realizoi edhe golin e qetësisë për Vllazninë. Në fund pati edhe një gol tjetër, me autor kapitenin Lika. Flamurtari realizoi golin e nderit me Indio Oliveira. Me këtë triumf shkon në kuotën e 38 pikëve, dy më shumë se Bylisi. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27
Laçi-Teuta 1-1
Shënues: Xhixha 45+2’ / Kallaku 12’ (pen.)
Flamurtari-Vllaznia 1-3
Shënues: Indio 94′ / Lika 65’ (pen.), 92’, Junior 71’