Duhet të luhet edhe ndeshja e kthimit, por aventura e Vllaznisë në Europa Cup është mbyllur përpara kohe.
Skuadra shkodrane e vajzave u mund me rezultatin e thellë 7-0 në sfidën e vajtjes në transfertën kundër Inter.
Kampionet e Italisë e vendosën shumë shpejt fatin e ndeshjes duke shënuar katër gola që në pjesën e parë.
Pas pushimit Inter vulosi fitoren. duke ndalur edhe tre herë të tjera topin në rrjetë.
Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Shkodër, por me këtë humbje të thellë gjithçka është mbyllur përpara kohe.
/abcnews.al/



