Në orët e para të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Urbano Caldeira” u luajt gjysmëfinalja e fundit e Copa Libertadores mes Santos dhe Boca Juniors. Ndeshja e parë kishte përfunduar barazim pa gola dhe ishte gjithçka e hapur.
Santos arriti të marrë situatën shpejt në dorë dhe triumfoi me shifrat 3-0. Diego Pituca hapi betejën në minutën e 16, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Soteldo dhe Braga. Në minutën e 56-të Fabra u ndëshkua me karton të kuq për Bocan, duke ia bërë të pamundur reagimin argjentinasve.
Kështu, Santos siguron kalimin në finalen e kompeticionit më të madh për klube në Amerikën Latine dhe gjen Palmeiras (mundi River Plate) në finale. Finalja e madhe do të luhet më 30 janar në mitikun “Maracana”. /abcnews.al
Copa Libertadores, gjysmëfinale
Santos-Boca Juniors 3-0
Shënues: Pituca 16’, Soteldo 49’, Braga 51’