Puna e një gazetari sportiv nuk është e lehtë, sidomos kur duhet të përcjellë humorin mirë pas një fitoreje dhe të keq pas një humbjeje, të mijëra tifozëve që lenë stadiumin në përfundim të një ndeshjeje.
Por përtej pasionit dhe kënaqësisë së profesionit, mund të sjellë edhe dashurinë. Madje nga ato me shikim të parë, siç ndodhi me Nicolas Luases, gazetarin sportive të televizionin argjentinas “AZ”, një transmetues local në Buenos Aires dhe i lidhur ngushtësisht me Boca Juniors.
Ai bëri atë që në rrjet është cilësuar si “intervista më e bukur e historisë”.
Si gjithmonë, pas çdo ndeshjeje të Boca në shtëpinë e saj “Bonbonera”, Luaces ishte i impenjuar me intervistimin e tifozëve, ndërsa pyetja kryesore lidhej me transferimin e mundshëm të Paulo Dybala. Nuk dihet nëse gazetari u impresionua nga analiza e një tifozeje, të cilën edhe ia vuri në dukje, apo nga bukuria e saj.
Por siç u pa qartë në intervistën që ka bërë xhiron e botës, biseda mori qartë një tjetër drejtim dhe u duk si një takim i parë njohjeje mes dy të rinjve. Nga je, ku jeton, çfarë studion ishin pyetjet që nuk lidheshin me misionin për të cilin gazetari ndodhej në terren.
Në fund shkëmbimi i “ndjekjeve” në llogaritë përkatëse në “Instagram” dhe në fund një puthje në faqe.
Dukshëm I emocinuar, Nicolas kërkoi të mbyllë lidhjen me studion. Sigurisht, për intervistën e tij nuk do të marrë ndonjë çmim “Pulitzer”, por sigurisht mund të ketë marrë një “çmim zemre”


