Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vatër zjarri në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës

schedule16:22 - 11 Gusht, 2026

schedule 16:22 - 11 Gusht, 2026

Një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur në këtë zonë.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar nga ajri me 2 helikopter, 13 forca zjarrfikes, 7 punonjes te Njesise Administrative Lure, 4 punonjes te Drejtorise Emergjencave te Bashkise Diber, 20 vllnetar, 14 punonjes te Drejtorise Bujqesise Bashkise Diber si dhe 8 punonjes te A.D.Z.M Diber si dhe vullnetarë të zonës.

Vatra ndodhet në një masiv me pishë të zezë, një nga sipërfaqet e pakta që kanë mbetur në park. Ndër vite, pyjet e kësaj zone janë dëmtuar nga prerjet dhe zjarret e përsëritura.



Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse, në mënyrë që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në sipërfaqe të tjera të parkut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!