VIDEO/ Uzuni protagonist, i siguron Ferencvarosit grupet e Europa League

schedule20:56 - 16 Shtator, 2020

schedule 20:56 - 16 Shtator, 2020

Fitore e madhe e Ferencvaros. Kampionët e Hungarisë triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Dinamo Zagreb, duke siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Champions League dhe minimalisht kualifikimin në grupet e Europa League nëse nuk ia dalin raundin tjetër.

Myrto Uzuni protagonist absolut për ekipin e Ferencvaros me golin e shënuar në minutën e 65-të. Pjesa e parë ishte mbyllur në barazim 1-1. Vendasit kaluan përpara në minutën e dytë me anë të Gergo Lovrencsics, teksa barazimi erdhi në minutën e 25-të.

Goditje këndi për kampionët e Kroacisë, ekip ku Lirim Kastrati e nisi si titullar. I pafat beratasi Uzuni që devijoi në portën e tij një goditje të boshnjakut Gojak.

Gjithsesi, lojtari i kombëtares kuqezi tregoi aftësitë e tij më të mira në minutën e 65-të, moment kur “dogji” mbrojtjen kroate dhe finalizoi me sukses, duke realizuar një gol të rëndë dhe suke i dhuruar fitoren Ferencvarosit. /abcnews.al