VIDEO/ Ultrasit e Tiranës rrethojnë stadiumin, policia i shpërndan dhe arreston tre prej tyre

schedule18:20 - 6 Korrik, 2020

schedule 18:20 - 6 Korrik, 2020

Më shumë se 100 tifozë të Tiranës janë mbledhur dhe kanë marshuar sot në rrugët e kryeqytetit, për t’iu bashkuar më pas skuadrës së tyre në ambientet e rreth stadiumit “Selman Stermasi”. Policia ka shoqëruar tre prej tyre, siç shihet nga videot e siguruara nga ABC News.

Tirana po luan një sfidë shumë të rëndësishme kundër Kukësit dhe mbështetja e tifozëve, nuk mungon. Në fushat rreth Selman Stermasit, shihen tifozët e Tiranës teksa këndojnë e brohorasin në mbështetje të skuadrës së tyre.

https://streamable.com/eifkqg

Edhe pse nuk lejohen në stadium, bardheblutë kanë nisur të mbështesin skuadrën e tyre që nga rrugët e kryeqytetit, e deri në ambientet pranë stadiumit. Tifozeri që e ka ndjekur Tiranën në çdo cep të Shqipërisë. Edhe titulli kampion, duke shumë pranë, pas 11 vitesh mungesë. Policia ka shoqëruar tre persona në rajon dhe gjatë orëve të ardhshme, priten detaje të reja./abcnews.al