VIDEO/ Ujqërit “pushtojnë” Manchester United, Wolves fiton në Old Traford

schedule20:38 - 3 Janar, 2022

schedule 20:38 - 3 Janar, 2022

Manchester United ka pësuar një humbje që i kushton shumë.

“Djajtë e Kuq” kanë qënë pothuajse në hije ku Wolves kanë dominuar lojën. Ekipi i gjermanit Rangnick ishte pa busull ndërsa Wolves më e qartë me idetë.

Pjesa parë përfundoi me rezultatin 0-0 ku dallohej qartë këmbëngulja e miqve por pa rezultat.

Pjesa e dyta starton pothuajse njësojë ku ekipi mik ishte më kërkues.

Në minutën e 82-të, Traore merrë krahun e djathë dhe e dërgon topin në zonën e Manchesterit ku largohet me kokë nga Jones dhe përfundon në këmbët e veteranit Jao Moutinho ku lëshon një të djathtë e cila e dërgon topin në rrjetë.

Kështu, Manchester United  humbet 3 pikë shumë të rëndësishme të cilat vlejnë për të kapur vendet e Evropës. Tashmë “dajtë” ndodhen në vendin e shtatë me 31 pikë./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin këtu: