VIDEO/ Tyler Herro magjik, Miami Heat një fitore larg finales së madhe

schedule08:39 - 24 Shtator, 2020

schedule 08:39 - 24 Shtator, 2020

Miami Heat është një hap larg finales së madhe, pasi kryeson 3-1 pas katër finaleve të para në Konferencën e Lindjes. Në orët e para të ditës së sotme ata kanë mposhtur Boston Celtics me rezultatin e ngushtë 112-109, në një ndeshje që u vendos në periodën e fundit.

Edhe pse me një grup të cunguar lojtarësh, Miami ia doli të triumfonte dhe ishin katër basketbollistë që i vendosen fatet e ndeshjes. Tyler Herro spikati mbi të tjerët me 37 pikë të realizuara, ndërkohë që ndihmë të madhe dhanë edhe Jimmy Butler (24 pikë, 3 asiste, 9 topa në tabelë), Bam Adebayo (20 pikë, 4 asiste, 12 topa në tabelë) dhe Goran Dragic (22 pikë, 3 asiste, 5 topa në tabelë).

Edhe te Boston Celtics spikatën disa lojtarë, si Jayson Tatum me 28 pikë, Jaylen Brown me 21 pikë dhe Kemba Walker me 20 pikë. Gjithsesi në fund triumfoi Miami Heat dhe skuadrat tani po mendojnë për finalen e pestë. /abcnews.al