VIDEO/Trump krenohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi

schedule13:02 - 26 Tetor, 2020

schedule 13:02 - 26 Tetor, 2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në Neë Hampshire, ka folur sërish në lidhje me marrëveshjen e Ëashingtonit të 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump në fjalën e tij ka theksuar se për arritjen e kësaj marrëveshje dy vendet i kanë dhënë atij çmimin Nobel, siç ia kanë dhënë edhe për gjëra tjera, e po ashtu për atë që ka bërë në Siri.

Menjëherë pas lapsusit Trump korigjoi gabimin duke thënë se me “çmimin Nobel” nënkupton nominimin për Nobel.

“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump.e.su./abcnews.al