Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Trump flet gjatë tubimit për marrëveshjen e Washingtonit: Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

schedule17:46 - 20 Shtator, 2020

schedule 17:46 - 20 Shtator, 2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore është shprehur me krenari për marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se administrata e tij po ndalon vrasjet masive mes këtyre dy vendeve.

“Për një javë më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe. A mund ta besoni? Shkova në shtëpi dhe i thash Zonjës së Parë: ‘Zonjë e Parë, ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe’. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thash: ‘Zonjë e parë, nuk do ta besosh që sërish u nderova me Çmimin Nobel’ për Kosovën dhe Izraelin. I thash Zonjës së Parë, mos u brengos se ky tregim është për Nobelin e Paqes. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriten mes vete për shumë vite. U thash, djem, të bashkohemi kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiç. Po e bënin këtë për qindra vjet nën emra të ndryshëm”, tha presidenti amerikan.

“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.



Kjo është pjesa e videos ku ai flet për Kosovën, ndërkohë që është bërë virale në rrjetet sociale:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!