VIDEO/ Tre fuoristrada gjenden disa metra në thellësi të detit në Vlorë

schedule09:04 - 17 Shkurt, 2020

schedule 09:04 - 17 Shkurt, 2020

Banorët e Vlorës janë përballur me një ngjarje të çuditshme mëngjesin e sotëm teksa kanë parë tre makina fuoristradë të zhytura në ujë në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë.

Gazetari Elton Nika bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për tre makina, dy gri dhe një e zezë, të cilat janë disa metra në thellësi të detit.

Dyshohet se tre makinat kanë ngecur në brendësi të detit teksa po tentonin të nxirrnin një varkë, megjithatë policia nuk ka saktësuar ende se cili ka qenë shkaku i vërtetë.

 

“Gjthçka mbetet disi enigmatike. Makinat janë gjendur pak metra larg bregut të detit në zonën e Plazhit të Ri.

Dyshohet që Një prej tyre mund të jetë futur për të tërhequr një mjet lundrues që gjendej në breg dhe të tjerat kanë ngecur gjithashtu.

Policia ka shoqëruar një mjet lundruar që dyshohet se ishte pikërisht mjeti që është tërhequr nga fuoristradat. Mbet për t’u verifikuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje që lidhet me një trafik të mundshëm apo nëse makinat kanë ngecur aty për të tërhequr një mjet lundrues”, tha gazetari Elton Nika. /abcnews.al

Lexo edhe: Zbardhet misteri: Pse ndodheshin tre fuoristradat në thellësi të detit në Vlorë