VIDEO/ Tjetër fitore, Evertoni forcë e dytë e Premier. Arsenali në krizë totale

schedule20:25 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 20:25 - 19 Dhjetor, 2020

Everton arrin fitoren e tretë radhazi në Premier League. Ekipi i Carlo Ancelottit është rikthyer në formën e mirë të javëve të para të kampionatit dhe sot mposhti 2-1 në shtëpi Arsenalin, që vazhdon të mos njohë rezultate pozitive.

Të tre golat e takimit u realizuan në pjesën e parë. I pafat Rob Holding në minutën e 22-të. Mbrojtësi shkaktoi autogol dhe Evertoni në avantazh.

Miqtë reaguan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 35-të. Arsenali fitoi një penallti dhe Nicolas Pepe nuk gaboi nga pika e bardhë.

Minuta e fundit e fraksionit të parë solli golin e fitores për Everton. Goditje këndi dhe finalizim me kokë i Jerry Mina, me mbrojtësin kolumbian që gjeti golin e dytë në kampionat.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Everton në vend të dytë me 26 pikë, pesë më pak se Liverpool. Humbja e tetë në kampionat për Arsenalin e Artetës, që mban vendin e 15-të në renditje. /abcnews.al