Video/ Tirana “pushtohet” nga dëbora

schedule16:50 - 27 Shkurt, 2018

schedule 16:50 - 27 Shkurt, 2018

Siç nuk ndodh shpesh, ky fundshkurti i acartë me temperatura të uleta ka sjellë reshje bore edhe në Tiranë e zona të tjera të Ultësires Perëndimore.

Që në mëngjesin e sotëm, reshjet e borës zbardhën kryeqytetin, sidomos në zonat periferike, ku qëndruan edhe më gjatë në tokë dhe mbi çatitë e ndërtesave.
Por edhe pasdite reshjet e vazhdueshme të rëna gjatë ditës, u shndërruan në reshje bore në Tiranë.

Borës ju gëzuan jo vetëm të vegjlit, të cilet presin rastin e kësaj bardhësie për të luajtur me topa bore. Edhe të rriturit kanë shfrytëzuar këto çaste për të lënë si kujtim foto e video mes flokëve të borës që bien pareshtur.

Sa i takon qarkullimit të makinave, ka pasur pak vështirësi dhe trafik në kryeqytet, sidomos për drejtues mjetesh të pamësuar me situata të tilla apo me goma të papërshtatshme për të ecur mbi terren me borë.

Policia Rrugore bën apel për lëvizje të kujdesshme të drejtuesve të mjeteve dhe brenda normave të shpejtësisë./abcnews.al