Video/ Tifozët e Egnatias nuk mbajnë nervat,  sulmojnë arbitrin Enea Jorgji

schedule15:35 - 31 Janar, 2022

schedule 15:35 - 31 Janar, 2022

Enea Jorgji është arbitri kryesorë i sfidës mes Egnatias dhe Dinamos. Në këtë takim pa u bërë fiks 1 minutë, Gëzim Krasniqi doli me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Patrik Bardhit si lojtari i fundit. Jorgji nuk kishte dyshime dhe e nxori lojtarin nga loja me të kuq.

Një tjetër episod ka acaruar tifozët e Egnatias të cilët pretendojnë për një penallti të pa dhënë në favorin e skuadrës së tyre të cilën Jorgji nuk e konsideroi të tillë në pjesën e parë.

Tifozët nuk mbajnë nervat dhe sulmojnë arbitrin Jorgji për vendimet e tij, ndërsa edhe pse ndërhynë stjuardët përsëri tifozët vazhdonin të sulmonin kryesorin e ndeshjes.

Kjo situatë ka bërë që pjesa e dytë mes Dinamos dhe Egnatias të fillonte disa minuta me vonesë derisa është qetësuar paksa edhe situata mes palëve. Shiko  videon këtu   /f.a/abcnews.al