VIDEO/ Teuta marshon, Vllaznia përgjigjet! Laçi “bye” titullit, Apolonia në të Parën

schedule17:59 - 13 Maj, 2021

schedule 17:59 - 13 Maj, 2021

Teuta nuk e lëshon kreun e klasifikimit. Durrsakët mposhtën ekipin e Kastriotit në transfertë, me rezultatin e ngushtë 1-2, me gola të Vilës dhe Bregut. “Djemtë e detit”, veç fitores së tyre, kanë gëzuar edhe për ndalimin e Laçit, që ngeci me Skënderbeun në shtëpi. Një duel që u mbyll 0-0, shumë i luftuar dhe me raste plot, por që nuk pati fitues.

Teuta kryesuese arriti ta zhbllokonte ndeshjen në fundin e pjesës së parë, kur Lorenco Vila bëri një lëvizje të bukur dhe me një gjuajtje të fortë e mposhti portierin Hidi. Me fillimin e pjesës së dytë Dejvi Bregu ishte ai që ndëshkoi krutanët, të cilët u kundërpërgjigjën me një gol të bukur të Emir Rezit. Gjithsesi Kastrioti nuk ia doli dot ta shmangte humbjen.

Bylisi e kishte jetike ndeshjen me Vllazninë dhe ishte në sulm gjithë kohën. Gjithsesi shkodranët e kishin të qartë çfarë duhet të bëheshin dhe pas një goditjeje këndi Albion Avdijaj shënoi me kokë në portën e ballshiotëve, duke i dhënë tre pikët kuqebluve pas humbjes me Kukësin. Fitore e artë e shkodranëve, me rezultatin e ngushtë 0-1.

Apolonia matematikisht ka rënë në Kategorinë e Parë, pasi u mposht ditën e sotme në shtëpi nga Kukësi me rezultatin 0-3. Verilidorët e zgjidhën ndeshjen shpejt, duke shënuar me kapitenin Ibraimi fillimisht, ndërsa më pas Dragoshi dhe Taipi i mbyllën llogaritë në fraksionin e dytë të lojës. /abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 33
E enjte, më 13 maj, ora 16:00

Kastrioti-Teuta 1-2
Shënues: Rezi 71′ / L Vila 42′, Bregu 54′
Bylisi-Vllaznia 0-1
Shënues: Avdijaj 38′

Laçi-Skënderbeu 0-0
Apolonia-Kukësi 0-3
Shënues: Ibraimi 24′, Dragoshi 56′, Taipi 80′

80′ Gelbrim Taipi, me një goditje nga brenda zonës, realizoi edhe golin e tretë për Kukësin ndaj Apolonisë

71′ Gol fantastik i Ermir Rezit, i cili ka ndëshkuar skuadrën ku është formuar si futbollist. Kastrioti futet në lojë

https://streamable.com/a94jmp

56′ Tjetër gol në “Loni Papuçiu”. Diagonale e saktë e Redon Dragoshit dhe topi në rrjetë. Kukësi në avantazh të dyfishtë.

https://streamable.com/hdbr77

54′ Teuta gjen edhe golin e qetësisë. Skuadra e Edi Martinit ka dyfishuar rezultatin me anë të Dejvi Bregut.

42′ Zhbllokohet ndeshja në Kamzë. Teuta ka gjetur golin me anë të Lorenco Vilës në limitet e pjesës së parë. Avantazh i rëndësishëm për ekipin kryesues.

38′ Albion Avdijaj ka realizuar në portën e Bylisit, që po luante më mirë në fakt. Goli i parë në Superiore për sulmuesin e kuqebluve, pas një goditjeje këndi

24′ Agim Ibraimi ka kaluar Kukësin në avantazh, pas një pasimi të dhënë nga Peposhi. Kapiteni nuk e kishte të vështirë ta shtynte topin në rrjetë

https://streamable.com/zr95am

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!