Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi zonën detare në jug të bregdetit të një ishulli në Filipine, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Sipas raportit paraprak të policisë, të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur si pasojë e lëkundjeve të fuqishme. Tërmeti shkaktoi shembjen e disa ndërtesave në pjesë të ndryshme të arkipelagut, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë vigjilentë për shkak të mundësisë së pasgoditjeve, ndërsa po vlerësohet shkalla e plotë e dëmeve.
Filipinet ndodhen në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, një nga zonat më aktive sizmike në botë, ku tërmetet dhe aktiviteti vullkanik janë të shpeshta.
A 7.8-magnitude earthquake today, June 8, 2026, caused multiple building collapses and extensive damage in General Santos, Mindanao, Philippines. pic.twitter.com/ortl6Myp5L
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) June 8, 2026


