VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në Indonezi: Shembet spitali, humbin jetën 35 persona

schedule12:28 - 15 Janar, 2021

schedule 12:28 - 15 Janar, 2021

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Indonezi ku si pasojë kanë humbur jetën 35 persona.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një tërmet me madhësi 6.2 të shkallës Rihter tronditi Kelebi, Indonezi mëngjesin e kësaj të premte duke shembur disa ndërtesave, përfshirë një spital.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, si pasojë e shembjes së ndërtesave kanë humbur jetën 26 persona në qytetin e Mamuju. Ndërkohë deri më tani raportohet se 600 persona të tjerë si pasojë e tërmetit në veri-lindje të qytetit të Magene.

 

Gjithashtu është shembur edhe një spital, duke bllokuar të paktën dhjetë persona  nën rrënoja. “Spitali u shemb, ka pacientë dhe anëtarë të stafit të spitalit të cilët janë bllokuar në rrënojat dhe ne kemi filluar një operacion për t’i nxjerrë ata jashtë,” tha për AFP Arianto, një zyrtar i ndihmës së shpejtë në qytetin e Mamuju , i cili u godit nga tërmeti.

Një video e postuar në mediat sociale tregon forcat e kërkim/shpëtimit që kërkonin dy motra të bllokuara nën rrënoja.

 

Nuk ishte e qartë se ku ishin bllokuar.

Shërbimi Meteorologjik dhe Gjeofizik i Indonezisë (BMKG) ka paralajmëruar për lëkundje të forta, duke cituar se janë regjistruar 26 pasgoditje. Epiqendra ishte gjashtë kilometra në veri-lindje të Magene , me një thellësi prej 10 kilometrash.

 

Mijëra njerëz dolën në rrugë të frikësuar kur tërmeti goditi pak pas orës 1 të mëngjesit (me orën lokale), duke dëmtuar të paktën gjashtëdhjetë ndërtesa.

Tërmeti zgjati 7 sekonda.

Dy hotele dhe një qendër tregtare kanë pësuar dëme të mëdha, sipas një gazetari që jeton në Mamuju, në veri të epiqendrës.

Indonesia ndodhet në një zonë tektonike që rrezikohet nga tërmetet. Rikujtojmë se në vitin 2018, një tërmet me madhësi 6.2 shkaktoi një tsunami, duke shkaktuar  mijëra viktima  në qytetin e Palos, gjithashtu në Kelevi./abcnews.al