VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në aeroport në Australi, arrestohet autori

schedule08:09 - 14 Gusht, 2022

schedule 08:09 - 14 Gusht, 2022

Aeroporti në kryeqytetin e Australisë, Canberra u evakuua sot pasi një person i armatosur hapi zjarr, sipas raportimeve të medieve.

Sipas këtyre burimeve, autori është arrestuar nga policia dhe deri më tani nuk ka informacione për të lënduar.

Policia nuk ka komentuar deri më tani dhe tha se së shpejti do të dalë me një deklaratë.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë oficerët që ndalojnë një burrë brenda aeroportit teksa udhëtarët e shikojnë. Njerëzit janë mbledhur edhe jashtë aeroportit pasi u evakuua./Abcnews.al/