VIDEO/ Super Reguilon: Roma s’e frenon dot, Sevilla në avantazh

schedule19:21 - 6 Gusht, 2020

schedule 19:21 - 6 Gusht, 2020

Vjen goli i parë në ndeshjen Sevilla-Roma. Këto dy skuadra po përballen mes tyre në “Schauinsland-Reisen-Arena” të Duisburgut për një biletë për në çerekfinalet e Europa League.

Spanjollët, të cilët janë rekordmenët e këtij kompeticioni, kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të. Autori i golit është Sergio Reguilon, mbrojtësi i majtë i ekipit andaluzian.

Lojtari që ka ardhur në huazim nga Real Madrid, ndërmori një inkursion shumë të bukur, dribloi kë i doli para dhe nuk gaboi përballë Pau Lopez, duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm për ekipin e tij. /abcnews.al