VIDEO/ Super Messi rikthen Barcelonën te fitorja, kreu vetëm 5 pikë larg

schedule20:50 - 24 Shkurt, 2021

schedule 20:50 - 24 Shkurt, 2021

Barcelona ka lënë pas krahëve humbjen 1-4 ndaj PSG-së në Champions League dhe barazimin shtëpiak 1-1 kundër Cadiz në La Liga.

Ekipi katalanas u rikthye te fitorja ditën e sotme në kampionat. Barcelona mposhti 3-0 Elche në “Camp Nou”, falë një paraqitje fantastike të Leo Messit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, teksa djemtë e Roland Koeman nuk u përmbajtën aspak në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Messi realizoi një dygolësh shumë të bukur dhe ishte protagonist te goli i tretë, që u realizua nga mbrojtësi Jordi Alba.

18 gola në kampionatin spanjoll për yllin argjentinas dhe 50 pikë për Barcelonën, që është rifutur në garën për titull kampion.

Atletico Madrid ndodhet vetëm pesë larg, por djemtë e Diego Simeones kanë luajtur një ndeshje më pak se ndjekësit. /abcnews.al