VIDEO | Spektakël dhe gola të shumtë, kryesojnë Roma dhe Porto

21:38 | 12/12/201921:380

Roma është një barazim larg kualifikimit, por ka vendosur t’i mbyllë llogaritë që në pjesën e parë. Verdhekuqtë presin në shtëpi Ëolfsberger dhe në “Olimpico” kanë shpërthyer golat. 2-1 po kryesojnë italianët, teksa të tre golat janë shënuar brenda 12 minutave.

Perotti zhbllokoi shifrat me anë të një penalltie në minutën e shtatë, por Florenzi dërgoi gabimisht në portën e tij një top tre minuta më pas. Ekipi i Fonsecas u hodh sërish në sulm dhe u rikthye në avantazh me anë të Edin Dzeko, i cili konkretizoi një aksion shumë të bukur të Romës.

Spektakël dhe gola edhe në Portugali. Porto përballet me Feyenoord dhe vendasit kryesojnë 3-2. Portugezët shënuan dy gola të shpejtë, ekipi nga Roterdami reagoi në të njëjtën mënyrë, teksa katër golat u shënuan brenda 8 minutave! Braziliani Soares ka shënuar golin e tretë për Porton, që ka nevojë për një barazim për të kaluar më tej, ndërsa fitorja është alternativa e vetme për Feyenoord. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono