VIDEO/ Sot e famshme, të pathënat e Shqipes: Ky është seriali ku nisi gjithçka

schedule13:24 - 15 Maj, 2021

schedule 13:24 - 15 Maj, 2021

I ftuar në Abc-n e mëngjesit dje, aktori Ermal Vaka foli rreth serialit Lokomotiva duke diskutuar mbi realizimin e dy serive dhe për planet që ato kanë për këtë serial. Ai dha detaje mbi premierën e serisë së dytë e cila ishte mbrëmjen e djeshme tek Amfiteatri i Liqenit Artificial.

Gjatë intervistës moderatori Alban Musa i përmend edhe faktin që seria e parë e Lokomotivës ka prodhuar shumë personazhe të njohur të serisë së parë duke veçuar Shqipe Hysenaj dhe e pyet aktorin Ermal Vaka nëse mendon që keni këtë herë elementë të këtij filmi që mund të prodhojnë prap personazhe.

Vaka përgjigjet duke u shprehur se :” Lokomotiva ka qenë një projekt siç e thash dhe pak më parë për të gjithë të rinjtë që e pëlqejnë botën e artit dhe ekranit edhe kjo gjë u duk sepse nga seriali Lokomotiva kanë dal shumë personazhe që tashmë njihen goxha dhe mua më bëhet qefi shumë që ata njihen”

Ndërsa kur i përmendin Shqipe Hysenaj ai tha që Shqipja ka qenë tek seria e parë e Lokomotivës.

Ai gjithashtu u shpreh që ka dhe shumë personazhe të tjerë por pa përmendur emra. /abcnews.al