Fitorja e tretë radhazi në shtëpi dhe vendi i parë në Premier League. Tottenham mposhti 2-0 Arsenalin, fitoi derbin e Londrës veriore dhe vazhdon të kryesojë kampionatin anglez. Ekipi i Jose Mourinhos po forcohet dita ditës dhe ndodhet në formë të shkëlqyer në kampionat.
Spurs are ? of north London#TOTARS pic.twitter.com/tbwbnh1zqq
— Premier League (@premierleague) December 6, 2020
Gjithçka u zgjidh në pjesën e parë falë golave të dy sulmuesve kryesorë: Son Heung-Min dhe Harry Kane. Koreano-jugori zhbllokoi derbin me një gol fantastik në minutën e 13-të. Son mori topin nga mesfusha e vet, marshoi drejt portës kundërshtare dhe mposhti gjermanin Leno me një goditje shumë të bukur.
Goli i dhjetë në Premier për 28-vjeçarin, teksa në minutat shtesë të fraksionit të parë ta takimit erdhi edhe goli i qetësisë nga Harry Kane. Dalje e shpejtë e Spurs, katër lojtarë vendas kundër dy mbrojtësve të Gunners, asist i Son dhe goditje potente e kapitenit. Asnjë shans për Lenon, topi në rrjetë dhe festë e djemve të Mourinhos.

Tottenham menaxhoi në perfeksion avantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë, duke marrë tre pikë të rëndësishme dhe duke i dhuruar tifozëve fitoren e derbit ndaj “armiqve” të urryer të Arsenalit. /abcnews.al


