Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Si të ishte gjendje lufte, çfarë ndodhi gjatë ndeshjes Greqi-Kosovë

schedule09:57 - 13 Qershor, 2022

schedule 09:57 - 13 Qershor, 2022

Mesazhet kundër Kosovës ishin të pritshme dhe që në fillim u shpalosën nga tifozë të ndryshëm. “Kosova është Serbi” është një normalitet për nacionalistët grekë e ata serbë, që shpesh bëhen bashkë nëpër stadiume.

Ditën e djeshme e tepruan në ndeshjen mes Greqisë dhe Kosovës, sidomos në momentin e golit të shënuar. Ultras të kombëtares greke vrapuan të përplaseshin me dardanët, por ndërhynë menjëherë forcat e sigurisë.

Arma e tifozëve grekë ishin flakadanët dhe fishekzjarrët, që nuk u kursyen dhe iu drejtuan tifozëve të Kosovës. Gjithçka është filmuar dhe është postuar në rrjetet sociale.



Lojtarët e Kosovës madje i kërkuan gjyqtarit të ndeshjes që të ndërpritej takimi, kurse kapiteni Rrahmani në fund tha që edhe trajneri i Greqisë e kishte ofendur atë, duke treguar tensionin e madh jo vetëm nëpër tribuna. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!