VIDEO/ Shpërthimi me eksploziv i pallatit, dëmton banesat e tjera në Durrës

schedule13:39 - 4 Qershor, 2020

schedule 13:39 - 4 Qershor, 2020

IKMT ka shembur sot një pallat në Durrës, i cili ishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit të kaluar.

IKMT ka realizuar shembje të kontrolluar me eksploziv, ndërkohë që nga shpërthimi ka pasur dëme tek ndërtesat e tjera rrotull tij.

Bëhet fjalë për pallatin gjashtë katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar, pasi aty kanë jetuar ish-drejtues të institucioneve kryesore.

Në këtë pallat kanë jetuar personalitete të qytetit, si ish-drejtues të institucioneve kryesore të qytetit, deri tek humoristë Fadil Hasa e këngëtarja e famshme Parashqevi Simaku.

Vrapimi i qytetarëve është ndalur nga policët, të cilët i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar që të qëndrojnë jashtë zonës së rrethuar.

Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4.

Më herët IKMT ka njoftuar banorët e ndërtesave pranë tij që për arsye sigurie të largoheshin deri në shembjen e plotë të ndërtesës./abcnews.al