VIDEO/ “Shkrumbohet” nga flakët magazina në Fushë Krujë, zjarri rrezikoi edhe banesën pranë

schedule22:48 - 13 Tetor, 2023

schedule 22:48 - 13 Tetor, 2023

 

Një magazinë ushqimi për blegtorinë në pronësi të shtetasit Myslym Topalli është përfshirë nga flakët në fshatin Tapizë të Fushë Krujës

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesën e cila ndodhej në afërsi të magazinës.

Për lokalizimin e flakëve është dashur ndërhyrja e tre zjarrfikësve, asaj të Kamzës, Krujës dhe të Institutit të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zjarri dyshohet të jetë aksidental, ndërsa dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm. Pritet që ekspertët zbardhin shkaqet e zjarrit./abcnews.al