Mëngjesin e së shtunës tre makina janë përfshirë nga flakët në Vlorë. Dy prej automjeteve janë në pronësi të një punonjësi të policisë së Delta Force. Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.
Tre automjete u dogjën njëra pas tjetrës në Vlorë.
Të shtunën në mëngjes u shkrumbua një mjet tip Benz dhe një BMË në lagjen 1 Maj.
Policia thotë se makinat janë në pronësi të Ermelind Abazit.
Ky i fundit është punonjës policie te Delta Force në Vlorë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Nga burime konfidenciale ABC News ka mësuar se mendohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
Mjeti tjetër Volksëagen që u përfshi nga flakët është në pronësi të Klement Trokës nga fshati Bisham.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Nga djegia e automjeteve nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Me tre ngjarjet e fundit shkojnë ne 8 rastet e regjistruara me shpërthime të automjeve në Vlorë.
Por për të gjitha zjarrëvëniet e qëllimshme të këtij viti nuk është identifikuar, apo ndaluar ndonjë autor. /abcnews.al
/abcnews.al