Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Fier/ Fqinja: Kanë qenë njerëz të mirë nuk e di se nga u erdhi. Kam qarë për atë grua…

schedule11:02 - 25 Mars, 2026

schedule 11:02 - 25 Mars, 2026

Natasha Vrapi fqinje e familjes Rrapaj në fshatin Kume të bashkisë së Rroskovecit në Fier, për mikrofonin e ABC News ka treguar më shumë për çiftin e moshuar Dashuri dhe Shefit Rrapaj.

Ajo tregon se ishin njerëz shumë të mirë dhe nuk e di se nga u ka ardhur kjo gjë, që çdo deri në krimin e rëndë brenda familjes. Për Dashur Rrapajn tha që ishte zonjë grua dhe se është ndjerë shumë keq për ndarjen e saj nga jeta.

“Kisha kontakte. Me Dashurien kemi pirë kafe te lokali. Shkonin shumë burrë dhe grua. Para 25 viteve kanë marrë truallin e burrit tim këtu, dhe hynim e dilnim më parë. Ka qenë njerëz shumë të mirë, nuk e di se nga iu erdhi. Herën e fundit që piu kafe te unë tha, pak do rri dhe do iki se kam burrin sëmurë. Nuk e di se nga iu erdhi. Të gjithë fëmijët i ka në Greqi, një djalë e ka në Angli dhe vetëm një kishte në Shqipëri. Për vajzën e madhe qante gjithmonë se e kishte pa fëmijë. Djali i vogël ka qenë në Greqi, tani ka një muaj që ka ardhur. Mos ndoshta ka bërë vaki që është zënë për djalin, se çdo nënë për fëmijët bën çmos. Vetëm Dashuria është në shtëpia, trupin e Shefitit e kanë lënë fëmijët në morg, derisa të qetësohen dhe do shkojnë që ta marrin. Fisi i Shefitit nuk ka ardhur fare. Kam qarë për atë grua se ishte zonjë”, tha fqinja.



Kujtojmë se krimi i rëndë në familjen Rrapaj ndodhi ditën e djeshme 24 mars, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me armë zjarri gruan e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeç dhe më pas veten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!