Një video nga ndeshja e fundit ndërmjet Interit dhe Atalantës (1:0) në San Siro në çerekfinale të Kupës së Italis është bërë virale në rrjetet sociale.
Në video kapet momenti kur i mërzitur nga fakti se u zëvendësua, Lautaro Martinez shan arbitrin.
“Ata fishkëllenin për gjithçka në San Siro, shkoni te Juventus, bërtet Martinez i emocionuar.
Mesa duket Lautaro Martinez nuk e duron dot Juventusin, ndaj nuk harron rivalin e përjetshëm edhe në një ndeshje që nuk ka lidhje me të. /G.D abcnews.al/