VIDEO/ Shkatërrimi i “perandorisë” së mafies shqiptare në Spanjë, si u futën në Ibiza 4.1 mln euro drogë

schedule10:12 - 20 Shtator, 2022

schedule 10:12 - 20 Shtator, 2022

Ibiza – Guardia Civil e Spanjës në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n dhe karabinierët italianë kanë kryer një operacion të quajtur “Dragon Ball” dhe kanë shkatërruar dy banda të fuqishme që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruajnë mediat, operacioni u nda në dy faza, një u krye më 13 Shtator dhe tjetri më 17 Shtator dhe vetëm në Spanjë morën pjesë rreth 400 agjentë. Objektiv i aksionit ishin dy organizata kriminale një shqiptare dhe një italiane.

Në total janë bërë 32 urdhër arreste ndaj shtetasve italianë, shqiptarë dhe hungarezë dhe janë kryer 42 kontrolle, 38 prej tyre në Ibiza, përveç gjetjes së vendstrehimeve në zonat e pyllëzuara të ishullit ku kishin fshehur drogën.

Lexo edhe:“Drogë, para dhe armë”, goditet rrjeti i shpërndarësve në Ibiza, shumica shqiptarë. Sekuestrohen mijëra euro

Gjatë operacionit janë sekuestruar 18 kilogramë metamfetaminë, me të cilën mund të prodhoheshin 870 mijë pilula ekstazi, 4,5 kg kokainë, një plantacion kanabisi me 600 bimë marihuanë, sasi të konsiderueshme lëndësh të tjera, peshim dhe shtypje të dobishme. Gjithashtu janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro para të gatshme dhe 23 automjete të tipit të lartë.

Gjithashtu janë bllokuar 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona të larta të përdorura për pastrim parash. Ndër objektet e sekuestruara janë sekuestruar ora luksoze, bizhuteri, dokumente që lidhen me llogari bankare jashtë vendit, dokumente false identiteti, frenues frekuencash, një mori celularësh, memorie USB, tableta dhe pajisje të tjera elektronike.

Objektivi i këtij operacioni kanë qenë dy organizata kriminale, njëra me origjinë italiane dhe tjetra me origjinë shqiptare, me bazë në ishull dhe me degë në zona të tjera të Spanjës dhe jashtë saj. Autoritetet konsiderojnë se është parandaluar futja në tregun e zi e më shumë se 94 mijë dozave MDMA dhe kokaine, me vlerë 4.1 milionë euro dhe janë imobilizuar pasuri të paluajtshme me vlerë 22 milionë euro.

Në operacionin ‘Dragon Ball’, i kryer javën e kaluar, kanë marrë pjesë 400 agjentë nga Benemérita e Ibiza, Málaga, Barcelona dhe Tenerife, me njësi sulmi, pilotë drone dhe pajisje të sofistikuara për gjetjen e depove të drogës.