VIDEO/ Shiu i gjen në çadër, apeli drithërues i nënës me fëmijë të sëmurë

schedule15:03 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 15:03 - 22 Dhjetor, 2019

Koha e keqe që ka përfshirë vendin ka vështirësuar jetesën për banorët e dëmtuar nga termeti që flenë në çadra. E tillë është kjo familje me 4 anëtarë në Murqinë të Krujës. Nëna me dy vajza të mitura bën apel për ndihmë, pasi ka edhe fëmijën sëmurë, për shkak të të ftohtit dhe lagështirës.

Katër anëtarët e familjes Vathi në fshatin Murqinë të Krujës, pas shembjes së shtëpisë nga tërmeti janë strehuar në këtë çadër, ku balta dhe reshjet e shiut e bëjnë jetesën më të vështirë

E zonja e shtëpisë Dila tregon për ABC News se jetesa në çadër është shumë e vështirë pasi njëra nga vajzat është e sëmurë, ndaj i bëjnë apel shtetit për ndihmë.

Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rreth 10 banesa në fshatin Murqinë të Krujës, zonë e cila vuan shpesh edhe pasojat e përmbytjes. Sipas banorëve grupet e verifikimit kanë evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por deri më tani asnjë ndihmë nuk u është ofruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!