Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Krujës, ku shfaqet një fluks i shtuar vizitorësh dhe turistësh që po zgjedhin të eksplorojnë historinë dhe kulturën shqiptare.
“E diela e muzeve. Mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan muzeun e Krujës në këtë të dielë të fundit të muajit mars”, shkruan Rama.
Hapësira muzeale e Krujës vijon të tërheq interes të lartë, teksa është kthyer në pikë referimi për turizmin kulturor dhe edukimin e publikut mbi vlerat historike të vendit.
Nisma “E diela e muzeve” synon të nxisë frekuentimin e institucioneve kulturore dhe të afrojë më shumë qytetarët me trashëgiminë historike, duke promovuar njëkohësisht edhe turizmin kulturor në Shqipëria.
Vizitat e shumta në muze, sipas të dhënave zyrtare, dëshmojnë për një interes në rritje të publikut vendas dhe të huaj për historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar.


