VIDEO/ Rradhë të gjata në kufi me Gjeorgjinë, rusët po largohen edhe me biçikleta

schedule09:48 - 23 Shtator, 2022

schedule 09:48 - 23 Shtator, 2022

Rusët po përpiqen të largohen nga vendi pas thirrjes të Putinit për mobilizim ushtarakl. Radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku deri në 300,000 persona mund të thirren për të luftuar, sipas BBC.

Kremlini thotë se raportet për  largimin e rusëve  janë të ekzagjëruara. Por në kufi me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata automjetesh duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar linjat e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë.

Një nga këta burra, i cili foli në kushte anonamiteti, tha se ai kishte pritur që nga ora 09:00 me orën lokale të enjten dhe arriti të kalonte vonë atë mbrëmje. Një tjetër burrë raportoi se kishte pritur 12-orë, duke përmendur mobilizimin e pjesshëm si arsye për t’u larguar nga Rusia për të vazhduar studimet, raporton abcnews.al.

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (800 milje) me Rusinë, kërkon viza dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës por tha se ishte në një nivel të menaxhueshëm.

Destinacione të tjera përfshijnë Stambollin, Beogradin ose Dubain, të cilat kanë parë që çmimet e biletave janë rritur menjëherë pas shpalljes së thirrjes ushtarake, me disa destinacione të shitura plotësisht.

Mediat turke kanë raportuar për një rritje të madhe të shitjeve të biletave me një drejtim, ndërsa fluturimet e mbetura drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë tha të enjten se rusët që largohen për shkak të mobilizimit ushtarak do të ishin të mirëpritur në vendin e saj.  Nga ana tjetër, Lituania, Letonia, Estonia dhe Republika thanë se nuk do t’u ofronin strehim rusëve që po arratiseshin nga vendi.

/abcnews.al